Shteti ka rënë/ Blushi-Ramës: SHISH dhe Policia në duart e Gysit, Mbrojtja te Roni
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se strukturat kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes janë vendosur nën ndikimin e personave të lidhur me interesa private. Blushi ka ashpërsuar sulmet ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar largimin e kryeministrit si një “emergjencë kombëtare”. “Shteti ka rënë! Siguria kombëtare ka rënë!”, deklaroi Blushi, duke ngritur akuza për mënyrën se si, sipas tij, kontrollohen institucionet që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë e vendit. Blushi pretendon se SHISH dhe Policia janë “në duart e Gysit”, ndërsa sektorin e mbrojtjes e lidh me “Ronin”. Ai i paraqet këto pretendime si dëshmi të asaj që e quan kapje të institucioneve shtetërore nga interesa kriminale. “SHISH dhe Policia në...
Burimi:
ntv.al