“Shteti i kapur”,  denoncon PD: Në Elbasan, polici kthen pronën publike në privat,  institucionet mbyllin sytë

“Shteti i kapur”, denoncon PD: Në Elbasan, polici kthen pronën publike në privat, institucionet mbyllin sytë

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar publikisht një rast abuzimi me detyrën nga një punonjës i strukturave të Policisë së Shtetit në fshatin Bradashesh, Elbasan. Sipas deklaratës së Vangjelit, qytetarë të këtij fshati kanë paraqitur një ankesë ndaj shtetasit me inicialet D. B., i cili akuzohet për bllokimin e hapësirës publike dhe pengimin e tre familjeve që të kalojnë në rrugën që të çon në banesat e tyre. Denoncimi vjen pas një kalvari të gjatë institucionesh dhe vendimesh që, sipas PD, janë shpërfillur nga i njëjti person. “Tre herë është ndërhyrë për lirimin e rrugës, por...
Burimi: Sot.com.al