Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Shtet elektoral’/ BIRN: PS nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
👁10289
Më 2 prill, në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë u shfaq për pak minuta një reklamë politike në favor të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste në pushtet. “Voto 5, nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama,” shkruhej në postimin e Kuvendit, shoqëruar me foton e një pëllëmbe të hapur që do të kthehej më pas në simbolin e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Postimi propagandistik u fshi nga faqja zyrtare e Kuvendit pas pak minutash dhe përmes një njoftimi,...