“Shtëpia me gjethe” tërheq turistët, të huajt njihen me historinë e ish-Sigurimit të Shtetit

“Shtëpia me gjethe” tërheq turistët, të huajt njihen me historinë e ish-Sigurimit të Shtetit

Në zemër të Tiranës, “Shtëpia me Gjethe”, ish-godina e përgjimeve të Sigurimit të Shtetit, po përjeton një rritje të ndjeshme të vizitorëve këtë verë. Turistë nga e gjithë bota ndalojnë për të zbuluar një nga pjesët më të errëta, por më tërheqëse të së shkuarës shqiptare. Aparaturat e përgjimit, dosjet e spiunazhit dhe dhomat e hetimit që flasin ende me heshtjen e tyre. Këtë e dëshmojnë edhe dy vizitorë e shumtë që takuam në muze. Të dy ndanë për përshtypjet e tyre mbi muzeun dhe historinë që ajo mbart. “Kam vizituar shumë muze për komunizmin në Europën Lindore, por ky ka një ndjesi shumë intime. Të ndodhesh në një ndërtesë që ka qenë qendër reale përgjimesh është diçka që të fut frikë, por edhe respekt”,...