Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shtëpia e Bardhë publikon foton, Donald Trump i veshur si Papë
👁5989
Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në rrjetet sociale i veshur si Papë pak ditë para mbledhjes së Konklavës që do të zgjedhë pasuesin e Papa Françeskut. Fotomontazhi u publikua në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, pas retorikës së presidentit amerikan, sipas së cilës ai vetë “do të ishte zgjedhja e tij e parë” nëse do t’i duhej të zgjidhte Papën. Fotografia e bërë me inteligjencë artificiale u nda edhe nga presidenti amerikan në llogarinë e tij në “Truth”. Konklava do të mblidhet më 7 maj për të caktuar pasardhësin e Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill.