Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shtëpia e Bardhë: Përfundimi i luftës në Gaza, prioritet i Trump! Sulm ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Kuq
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një propozim për armëpushim është dorëzuar Hamasit dhe mbështetet nga Izraeli. “Shpresojmë që Hamasi ta pranojë këtë propozim”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke nënvizuar se "përparësia më e madhe" për presidentin Donald Trump në Lindjen e Mesme është përfundimi i luftës në Gaza dhe kthimi i të gjithë pengjeve të mbajtura në enklavën palestineze. “Duam të shohim lirimin e të gjithë pengjeve”, theksoi Leavitt. Ajo shtoi gjithashtu se administrata Trump vazhdon kontaktet, si të drejtpërdrejta ashtu edhe të tërthorta, me Teheranin për një marrëveshje mbi programin bërthamor iranian. Ndërkohë, tensionet në Detin...