Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Shqiptarja” e francezit Jean-Baptiste Camille Corot, bukuria delikate dhe meditativja shprehëse e gruas
Nga Albert Vataj Piktura nuk rreket të tregojë vetëm sipërfaqen e dukshme të gjërave, hirin dhe kumtin rrezellites të së bukurës, se sa ngulmueshëm ajo del nga shpërthimi mëtues për t’i dëshmuar botës përmes artit, shpirtin e atij që ngre tempuj teksa i blatohet krijimit. Njëjt është jetësuar edhe kjo tablo. “Shqiptarja” një pikturë e rëndësishme e galerisë së piktorit francez, Jean-Baptiste Camille Corot. Ndoshta teknika dhe elementet e tjerë të realizmit të kësaj pikture nuk janë më të rëndësishëm se sa ajo shprehje që kjo grua sjell. Vështrimi i saj i rrëzuar në një pikë të vdekur jo domosdoshmërisht...