Burimi:
Javanews.al

Shqiptari kapet duke trafikuar drogë në Itali, i sekuestrohen gjysmë kilogrami kokainë dhe valutë cash
👁3819
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar nën dyshimin për trafik droge. Operacioni u bë nga agjentët e Seksionit të Narkotikëve të Bolzanos gjatë fundjavës, pasi morën raportime për një vajtje-ardhje të dyshimtë në një godinë në lagjen “Don Bosco”. Gjatë kontrollit është kapur një shqiptar 28-vjeçar, me dënime të shumta penale, teksa i jepte kokainë një narkomani në parkingun e një supermarketi në ‘Via Buozzi’. Burri tentoi të arratisej, por pa sukses, pasi u arrestua. Çelësat që ai tentoi të hidhte ishin të banesës së përdorur si bazë për aktivitetet e tij të trafikut të drogës. Pas kontrollit u gjetën...