Shqiptarët të parët për dëbimet nga Britania, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar
Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office), shqiptarët renditen prej pesë vitesh radhazi mes shtetësive me numrin më të lartë të dëbimeve nga Mbretëria e Bashkuar. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit që përfundon në mars 2026, nga Britania janë larguar me detyrim 2,247 shtetas shqiptarë. Kjo shifër i rendit shqiptarët në vendin e parë për këtë kategori, përpara rumunëve, të cilët pasojnë me 1,681 persona. Pas tyre renditen shtetasit brazilianë dhe indianë. Sipas Home Office, numri i shqiptarëve të kthyer me detyrim ka shënuar një rënie prej 11% krahasuar me vitin paraardhës. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre kthimeve lidhet me shtetas shqiptarë të dënuar për vepra penale. Sipas statistikave britanike, 80% e shtetasve shqiptarë të dënuar të kthyer gjatë vitit...
Burimi:
ntv.al