Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Shqiptarët po zgjohen’/ Burimi: Duhen reforma institucionale, që debati dhe llogaridhënia politike të detyrohen me ligj
👁5118
Analisti Genc Burimi, i ftuar në lidhje “Skype” në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV me moderatorin Flavio Qarri, komentoi sjelljen e qeverisë ndaj medias dhe llogaridhënies. Ai theksoi se shqiptarët nuk kanë nevojë që mediat e huaja t’u tregojnë realitetin që po e përjetojnë vetë çdo ditë. Burimi kritikoi qeverinë Rama për shmangien sistematike të debatit dhe përqeshjen e opozitës, përfshirë ironitë ndaj Sali Berishës. Sipas tij, kjo mënyrë qeverisjeje nuk është e re, por tashmë ka një reagim edhe nga jashtë vendit. Ai e cilësoi të papranueshme mungesën e transparencës dhe kërkoi reforma institucionale që ta...