Shqiptarë në rrjetin e ‘bankës së fshehtë’ në Itali, 30 të arrestuar dhe mbi 21 milionë euro pasuri të sekuestruara
Bashkëpunëtorë shqiptarë dyshohet se kishin lidhje me strukturën financiare të organizatës që pastronte para përmes kompanive fiktive dhe kriptomonedhave. Në hetim janë zbuluar fatura të dyshuara fiktive me vlerë mbi 110 milionë euro dhe transaksione ndërkombëtare prej 68 milionë eurosh. Bashkëpunëtorë shqiptarë janë përfshirë në një hetim të gjerë në Itali kundër një organizate të dyshuar kriminale, e cila akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal përmes një rrjeti kompanish fiktive, transfertash ndërkombëtare dhe kriptomonedhash. Operacioni i Guardia di Finanza ka çuar në 30 arrestime dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 21 milionë euro. Sipas autoriteteve italiane, shqiptarët e dyshuar kanë pasur lidhje me strukturën financiare të rrjetit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin konkret të secilit prej personave të përfshirë. Në qendër...
Burimi:
syri.net