Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Shqipërinë e kemi prioritet strategjik për ta antarësuar në Bashkimin Europian
Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka dhënë lajme shumë pozitive lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së. Në një postim në X, ajo njoftoi se negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Moldavinë, Malin e Zi dhe Ukrainën po përparojnë me ritme më të shpejta se kurrë më parë, duke shënuar një fazë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit evropian. Në përputhje me këtë përparim, propozimi i fundit i buxhetit të Bashkimit Evropian reflekton një angazhim të fortë për të mbështetur këto vende në rrugën e tyre. Buxheti parashikon një rritje prej 37% të fondeve të dedikuara për rajonet e zgjerimit...