Shqipëria zyrtarizon marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e ushtrisë në Gaza

Shqipëria zyrtarizon marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e ushtrisë në Gaza

pamje nga nenshkrimi i marreveshjes TIRANË- Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshjen zyrtare me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndau pamjet nga ceremonia, ku mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt. Ceremonia u zhvillua në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Marrëveshja u firmos nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, dhe komandanti i ISF-së, Jasper Jeffers. "Nënshkruhet marrëveshja zyrtare me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në...