Shqipëria tre ditë në sytë e botës! 184 çiklistë dhe 23 skuadra, prezantohen protagonistët e Giro d’Italia në sheshin ‘Skënderbej’

Shqipëria tre ditë në sytë e botës! 184 çiklistë dhe 23 skuadra, prezantohen protagonistët e Giro d’Italia në sheshin ‘Skënderbej’

Në sheshin ‘Skënderbej’ në qendër të Tiranës, 23 skuadrat dhe 184 çiklistët e Giro d’Italia 2025 u prezantuan para publikut vendas dhe jo vetëm. Në edicionin e 108 të një prej xhirove më të famshme të çiklizmit në botë, tre etapat e para do zhvillohen në Shqipëri nga 9-11 maji në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Pasditen e së mërkurës, nën një atmosferë dhe organizim ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe traditën e kulturën vendase, 184 çiklistët dolën në skenë me biçikletat që nuk mund të mungonin. Gjithçka nisi me një valle nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, për të...
Burimi: Javanews.al