Shqipëria thyen rekordin europian: 1 në 5 euro të ekonomisë shkon për ushqime
Shqipëria kishte në vitin 2025 peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me ekonominë në Europë. Në vitin 2025, shpenzimet nominale për ushqime ishin sa 20.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose rreth një e pesta e ekonomisë, kundrejt vetëm 6.2% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian. Edhe krahasimi rajonal tregon një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi, shpenzimet për ushqime ishin sa 19.9% e PBB-së, në Bosnjë-Hercegovinë 19.1%, në Maqedoninë e Veriut 17.9% dhe në Serbi vetëm 12.8%. Pesha kaq e lartë lidhet në radhë të parë me nivelin e ulët të të ardhurave. Për familjet me të ardhura më të kufizuara, pjesa më e madhe e buxhetit përqendrohet te nevojat bazë dhe ushqimi është ndër të parat. Në...
Burimi:
javanews.al