“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

Shqipëria vijon të tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare. E njohur tashmë si një nga perlat e fshehura të Ballkanit, ajo renditet mes destinacioneve më të mira ekonomike në botë për këtë vit. Sipas një artikulli të publikuar në median kanadeze të udhëtimeve “Milesopedia” nga autorja Marie-Ève Leclerc, ekspertja e udhëtimeve dhe nomade digjitale, vendi ynë ofron një raport të shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë, duke joshur vizitorët nga larg. Nga kryeqyteti i gjallë i Tiranës, te ekskursionet fantastike në liqenin e Bovillës dhe qytetet e mbrojtura nga UNESCO si Berati e Butrinti, Shqipëria ofron gjithçka. Riviera jonë, nga Vlora deri në Sarandë, me plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut, mbetet një zgjedhje e preferuar, ndërsa në veri, alpet e Thethit dhe ujëvarat e Grunasit po shndërrohen...