Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shqipëria pezullon marrëveshjen për lëvizjen pa viza me Bjellorusinë
👁10638
Këshilli i Ministrave ka vendosur të pezullojë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Republikën e Bjellorusisë. Vendimi është marrë me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Sipas vendimit të bërë publik, Shqipëria ka vendosur të ndërpresë përkohësisht marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2020 për lëvizjen e lirë të qytetarëve pa nevojën e vizave midis dy vendeve. Kjo marrëveshje, e cila u miratua fillimisht me vendimin nr.152, datë 19 shkurt 2020, nuk do të zbatohet më për shtetasit bjellorusë. “Pezullimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së...