Shqipëria përditëson sanksionet kundër terrorizmit, bashkohet me vendimet e BE-së

Shqipëria përditëson sanksionet kundër terrorizmit, bashkohet me vendimet e BE-së

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim, i cili përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë. Ky vendim, i cili bën disa shtesa në vendimin ekzistues, ka si qëllim kryesor zbatimin e plotë të vendimeve të reja të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) për vendosjen, ndryshimin dhe shfuqizimin e masave shtrënguese. Me propozimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, qeveria shqiptare ka vendosur të inkorporojë në legjislacionin e saj katër vendime të reja të BE-së (CFSP), duke shfaqur angazhimin e saj për të ndjekur politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së bllokut....