Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqipëria “parajsë” e tutorëve, prostitucion me të huaja në ‘AirBNB’, zbardhet skema si eskortat e VIP-ave vijnë dhe ikin nga vendi
Me shtimin masiv të turistëve gjatë viteve të fundit, përveç bumit për të shijuar natyrën mbresëlënëse të detit dhe alpeve shqiptare, një tjetër lloj “turizmi” sa vjen e lulëzon. Vajza të huaja, kryesisht latine dhe kineze, e kanë kthyer në një biznes fitimprurës ofrimin e shërbimeve seksuale kundrejt pagesës në Shqipëri. Qarqet kryesore ku ky fenomen është hasur më shpesh nga autoritetet janë kryeqyteti dhe zonat bregdetare, aty ku janë kryer goditjet nga ana e bluve. Referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, nga janari deri në mesin e korrikut, u zhvilluan të paktën 15 operacione për goditjen e rrjeteve të prostitucionit. Të paktën 22 persona tutorë u arrestuan dhe 11 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata rrezikojnë nga 2 deri në 5 vjet burg....