Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Shqipëria nuk ndalet në rrugën drejt BE”, Rama jep lajmin e mirë: Hapet rruga për grupkapitujt 5
Bashkimi Europian i ka dhënë dritën jeshile rrugës drejt çeljes së grup kapitujve 5 të Shqipërisë. Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. “SHQIPËRIA NUK NDALET – Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti...