Shqipëria niset drejt Letonisë/ Nis etapa e radhës kuqezi, për duelin e kualifikueseve të Botërorit

Shqipëria niset drejt Letonisë/ Nis etapa e radhës kuqezi, për duelin e kualifikueseve të Botërorit

Sot pasdite, kuqezinjtë kanë udhëtuar me çarter nga Rinasi drejt Riga të Letonisë, ku do të ndeshen këtë të martë me ekipin vendas. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka lënë pas krahëve barazimin pa gola ndaj Serbisë dhe ka filluar përgatitjet për duelin e radhës në kualifikueset e Botërorit, atë ndaj Letonisë në transfertë. Grupi ka qenë i plotë, me përjashtim të kapitenit Gjimshiti i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë ndaj nuk do të jetë i gatshëm për duelin në fjalë.
Burimi: Sot.com.al