Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria në fokusin ndërkombëtar/ “The Economist” lavdëron veprimet e SPAK:Nuk kursen më as të pushtetshmit,po godet..
“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa duket pa frikë apo favorizim”. Kështu nis një shkrim i “The Economist” për SPAK, ku thekson se “Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka besimin e 76% të shqiptarëve”. “Gjithnjë e më shumë elita e Shqipërisë, përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, po kapen në rrjetën e saj. Edi Rama, kryeministri, nuk është më aq entuziast sa ishte kur arrestonte kryesisht armiqtë e tij. Në vitin 2023, SPAK e vendosi Sali Berishën, një ish-president që drejton partinë kryesore të opozitës në vend, në arrest shtëpiak. Ai është në gjyq për korrupsion. Vitin e kaluar arrestoi Ilir...