Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shqipëria në flakë, 37 vatra zjarri në 24 orët e fundit, situata kritike në disa zona
Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një numër të lartë zjarresh, duke regjistruar 37 vatra në total në të gjithë vendin. Sipas raportimit të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, nga këto, 4 vatra zjarri janë ende aktive, ndërsa 2 të tjera po monitorohen me kujdes. Zjarret janë shpërthyer në disa bashki të vendit, duke përfshirë Dibër, Vlorë, Selenicë, Sarandë, Himarë, Vau i Dejës, Korçë, Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë, Kamëz, Cërrik, Belsh, Roskovec, Lushnjë, Skrapar, Poliçan, Përmet dhe Memaliaj. Aktualisht, vatrat aktive janë përqendruar në: Qarku Dibër: Në zonën e “Livadhit të Peladhisë” në Bulqizë, zjarri me intensitet...