Shqipëria me 46 bashki/ Reforma kaloi, por kush garanton shërbimet?
Kuvendi miratoi reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro, duke i hapur rrugë reduktimit të numrit të bashkive nga 61 në 46. Harta e re parashikon bashkimin e 15 bashkive me njësi më të mëdha vendore, ndërsa 12 qarqet e vendit mbeten të pandryshuara. Por përtej numrave, çështja kryesore është nëse kjo riorganizim do të sjellë shërbime më cilësore, administrim më efikas dhe më shumë burime financiare për zonat e prekura, apo do ta largojë vendimmarrjen nga komunitetet lokale. Mazhoranca socialiste e paraqet reformën si një mënyrë për të rritur kapacitetet administrative dhe financiare të bashkive. Opozita, nga ana tjetër, e kundërshton modelin, duke argumentuar se ai nuk garanton përfaqësim të mjaftueshëm të qytetarëve dhe se mund të favorizojë interesat politike të mazhorancës. Pretendimi...
Burimi:
ntv.al