Shqipëria, kampione në llaç e tulla/ Ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së
Shqipëria vijon të kryesojë Europën për peshën që zë ndërtimi në ekonomi. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2025 sektori i ndërtimit përbënte 12.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, rreth dy herë e gjysmë mbi mesataren e Bashkimit Europian, që është vetëm 5 për qind. Pas Shqipërisë në Europë renditet Rumania me 8.6 për qind, ndërsa Kosova është në vendin e tretë me 7.8 për qind. Edhe në Ballkan, diferenca është e dukshme. Ndërtimi përbën 6.6 për qind të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, 4.8 për qind në Bosnje-Hercegovinë, 4.6 për qind në Serbi dhe vetëm 3.8 për qind në Mal të Zi. Rritja e sektorit është nxitur nga ndërtimet rezidenciale, projektet infrastrukturore dhe investimet turistike, veçanërisht përgjatë bregdetit. Por ekonomia shqiptare po...
Burimi:
ntv.al