Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet Rruga e Durrësit! Shtohet prania e policisë (VIDEO)

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet Rruga e Durrësit! Shtohet prania e policisë (VIDEO)

PROTESTA PERPARA MINISTRISE SE ARSIMIT TIRANË- Protesta e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit ka sjellë bllokimin e qarkullimit në Rrugën e Durrësit, duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve në këtë aks. Në zonë ka prani të shtuar të forcave të policisë, të cilat po monitorojnë situatën dhe lëvizjet e protestuesve. Pavarësisht tensioneve deri në këto momente nuk raportohen përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Protesta po zhvillohet përpara ambienteve të Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata vijon të mbetet nën monitorimin e forcave të rendit./ZËRI