“Shqipëria ka përparuar”, ambasadorja e BE: Dialog për protestat, dhuna s’ka vend në demokraci

“Shqipëria ka përparuar”, ambasadorja e BE: Dialog për protestat, dhuna s’ka vend në demokraci

Sofia Moreira de Sousa TIRANË- Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë drejt rrugës së integrimit Europian, por theksoi se ka ende sfida të rëndësishme si korrupsioni. “Dje KE miratoi progresraportin e Shqipërisë. Raporti është tashmë publik dhe të gjithë shqiptarët mund ta lexojnë. Mesazhi i këtij raporti është shumë i thjeshtë: ‘Shqipëria ka ecur përpara’. Ky raport paraqet punën tuaj, vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme. Sa i takon drejtësisë, korrupsionit, raporti evidenton një punë të mirë. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë, sepse korrupsioni mbetet një sfidë reale”, tha ambasadorja. Ndërkohë, duke u ndalur te protestat në vend, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në raport, ambasadorja theksoi se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike....