“Shqipëria ka humbur 5 ndeshje radhazi”- Trajneri i Bjellorusisë nënvlerëson kuqezinjtë para duelit të 26 shtatorit në Tiranë

“Shqipëria ka humbur 5 ndeshje radhazi”- Trajneri i Bjellorusisë nënvlerëson kuqezinjtë para duelit të 26 shtatorit në Tiranë

Shqipëria dhe Bjellorusia do të përballen të shtunën në mbrëmje në “Air Albania”, në duelin e parë të Ligës së Kombeve, ndërsa trajneri i bjellorusëve, Viktor Gançarenko, e konsideron përballjen me kuqezinjtë si një nga sfidat më të rëndësishme të grupit. Tekniku bjellorus e ka analizuar edhe momentin e Shqipërisë dhe nuk ka lënë pa përmendur serinë negative të kuqezinjve. “Shqiptarët kanë një seri të pakëndshme prej pesë humbjesh radhazi. Kjo u jep atyre edhe më shumë motivim”, është shprehur Gançarenko, duke paralajmëruar se kjo situatë mund ta bëjë Shqipërinë edhe më të rrezikshme në ndeshjen e parë. Trajneri i Bjellorusisë pranon se në letër Shqipëria dhe Finlanda qëndrojnë pak më lart, por sipas tij diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha. “Shqiptarët dhe finlandezët...