Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Shqipëria ka bërë punë titanike”, Tabaku përplaset me Gogun: Integrimin nuk e pengon opozita, por vjedhjet tuaja
Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit, Toni Gogu, në fjalën e tij në Kuvend tha në delir se Shqipëria ka bërë punë titanike në rrugën drejt Bashkimit Europian. Më tej ai ironizoi edhe opozitën për deklaratat e Sali Berishës në sy të ndërkombëtarëve, ku quajti Shqipërinë narkoshtetin e vetëm në Europë. Deputetja demokrate Jorida Tabaku iu kundërpërgjigj Gogut duke i theksuar se nuk duhet të shqetësohet për opozitën, por për baltën ndaj Shqipërisë, për zgjedhjet e manipuluara në raportet që lexohen në Parlamentin Evropian, nivelin e korrupsionit dhe mungesën e standardeve. Gogu: U përpoqët të bënit me baltë Shqipërinë si...