Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Shqipëria ishte qendra e botës në Mesjetë”, Pëllumb Xhufi: Ne duhet të jemi krenarë, kjo është e dëshmuar me dokumente
Historiani i njohur Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare TV foli për historinë e mesjetës së Shqipërisë. Xhufi u shpreh se në Mesjetë Shqipëria ka qenë qendra e botës, për shkak të pozicionit gjeografik që kishte ajo. Ne, thotë Xhufi, kemi pasur një Mesjetë të ndritur, jo të errët. “Ne duhet të jemi krenarë për historinë e Mesjetës. Se bëjmë diferencën me vendet fqinje. Shqipëria ka një histori mesjete jashtëzakonisht intensive dhe që është e dëshmuar me dokumente si asnjë popull tjetër. As grekët nuk e kanë mesjetën siç e kemi ne. As serbët e lëre më bullgarët, etj. Ata kishin mbretëri, por mos harroni që ne kemi qenë qendër e botës, jo për meritën tonë por ishte vendosja...