Shqipëria hyn në misionin për Gazën/ Hoxha pret komandantin e forcës ndërkombëtare

Shqipëria hyn në misionin për Gazën/ Hoxha pret komandantin e forcës ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë Gjeneral Major Jasper Jeffers, komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën, me të cilin diskutoi përfshirjen e Shqipërisë në këtë mision dhe kontributin që vendi pritet të japë në terren. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në ISF, duke e cilësuar atë si një mundësi për ta kthyer angazhimin diplomatik të vendit për paqen dhe sigurinë në një kontribut konkret në terren. Sipas ministrit, Shqipëria synon të japë kontribut në përpjekjet ndërkombëtare për krijimin e kushteve të sigurisë, stabilitetit dhe një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Hoxha nënvizoi gjithashtu se Shqipëria, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, është e vendosur...