Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Shqipëria forcon bashkëpunimin rajonal për arkeologjinë nënujore
👁6599
Përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe nga institucionet shqiptare të trashëgimisë kulturore morën pjesë në një trajnim rajonal të zhvilluar në Ulqin, kushtuar arkeologjisë nënujore dhe digjitalizimit të trashëgimisë përmes metodave bashkëkohore.Ministri Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale momente nga ky aktivitet si dhe mesazhet kyçe të disa prej pjesëmarrësve, duke e cilësuar trajnimin si një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të pasurive kulturore nënujore të Shqipërisë.“Nga fotogrametria te simulimet në zhytje, kjo përvojë rriti kapacitetet tona për ruajtjen dhe promovimin e thesareve nënujore, duke forcuar bashkëpunimin Shqipëri–Mal i Zi–Kroaci,” u shpreh Gonxhja. Ai theksoi...