Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqipëria e varur nga turizmi i Verës, Eurostat: Në 5 vendet me sezonalitetin më të fortë në Europë
👁9852
Pavarësisht se vizitorët e huaj në Shqipëri po vijnë përgjatë gjithë vitit, turizmi ashtu si në shumë vende europiane mbetet sezonal. Sipas një publikimi të fundit të Eurostat, sezonaliteti më i fortë i turizmit në vitin 2024 u vu re në Kroaci, Greqi, Bullgari, Shqipëri dhe Mal të Zi. Korriku dhe Gushti janë dy muajt dominues sa i përket numrit të netëve të kaluara nga turistët vjet. Konkretisht 41.3% e netëve turistike janë përqëndruar vetëm në muajt Korrik dhe Gusht, duke dëshmuar kështu varësinë nga sezoni i Verës. Sa i përket situatës në BE, Korriku dhe Gushti përbënin 31% të...