Shqipëria e pushtuar nga zjarret/ PD: Me Edi Ramën kështu do të jetë këtë verë dhe tjetrën, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

Shqipëria e pushtuar nga zjarret/ PD: Me Edi Ramën kështu do të jetë këtë verë dhe tjetrën, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

Nga Jugu në Veri, Shqipëria është pushtuar nga zjarret. Ndërkohë që, u bëjmë thirrje banorëve, qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar, të largohen sa më parë nga zonat e kërcënuara, dhe të ndihmojnë këdo në rrezik. Partia Demokratike shpreh indinjatën e thellë me reagimin minimalist dhe thuajse përqeshës të autoriteteve. Jo vetëm ndërhyrjet bëhen me vonesë, por janë mungesa e alarmit dhe angazhimit që e bëjnë situatën të duket edhe më kaotike, kërcënuese dhe dëshpëruese. Zjarret, përmbytjet, fatkeqësitë natyrore përsëriten në Shqipëri, si në të gjithë botën, dhe kjo nuk është në dorë të qeverive, por përgatitjet, gatishmëria,...