“Shqipëria e ekspozuar ndaj sulmeve hibride”- AKSK: Dominojnë ato nga Irani, por edhe nga aktorë të tjerë të huaj si Rusia dhe Kina! 20 incidente
Kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike janë bërë pjesë e pandashme e vendeve të ndryshme përfshirë edhe Shqipërinë gjatë viteve të fundit. Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike sulmet janë të konsiderueshme, madje edhe në fillim të protestave në qershor. “Janë rreth 20 incidente, prej të cilave 4 sulme për rrjedhjen e të dhënave dhe janë nga aktorët tradicionalë si Irani, por nuk kanë munguar edhe ato që lidhen me Rusinë apo Kinën. Në qershor kemi patur edhe ndërhyrje dhe manipulime që lidhen me dezinformim dhe masivizim të protestës”, tha drejtori i përgjithshëm i AKSK, Bledar Kazia. “Ka pasur raste të kaluara të aktivitetit kibernetik iranian të përqëndruar ndaj Shqipërisë, që mendoj se është një shembull vërtet konkret, por do të thoja se mjedisi informativ në...
Burimi:
javanews.al