Shqipëria drejt misionit në Gaza, 106 vota pro/ Nufi: Qëndrojmë krah SHBA-së në përpjekjet për paqe

Shqipëria drejt misionit në Gaza, 106 vota pro/ Nufi: Qëndrojmë krah SHBA-së në përpjekjet për paqe

ERMAL NUFI TIRANË- Një hap i ri për përfshirjen e Shqipërisë në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës është miratuar këtë të enjte në Kuvend. Me 106 vota pro deputetët i dhanë dritën jeshile ligjit për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Sipas parashikimeve të ligjit, Shqipëria mund të kontribuojë me deri në 40 ushtarakë në këtë mision. Angazhimi i tyre do të lidhet me mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit objekteve dhe infrastrukturës së misionit, si dhe mbështetjen e operacioneve humanitare. Pjesë e detyrave do të jetë edhe monitorimi dhe raportimi i situatës së sigurisë, krahas funksioneve të tjera që përcaktohen në përputhje me mandatin e misionit dhe në kuadër të Bordit të Paqes....