Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grupkapitullin e 4-të me BE

Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grupkapitullin e 4-të me BE

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të BE-së ka autorizuar sot Presidencën e BE-së që t’i kërkojë zyrtarisht Shqipërisë paraqitjen e pozicionit të saj negociues për grupkapitullin 4, Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme. Presidenca Polake i ka dërguar sot një letër zyrtare Qeverisë Shqiptare, duke hapur rrugën për përgatitjen e negociatave mbi katër kapituj kyç. Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit. Njoftimi për shtyp i Kryeministrisë: Shqipëria edhe një hap...
Burimi: Zeri.ai