Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shqipëria dhe Letonia finalizojnë raundin e dytë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur përmes një postimi në Facebook përfundimin me sukses të raundit të dytë të negociatave mes Shqipërisë dhe Letonisë për marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore. Delegacioni shqiptar u kryesua nga Zëvendësministrja Olta Manjani, ndërsa ai letonez nga znj. Ineta Tāre, Drejtoreshë në Ministrinë e Mirëqenies së Letonisë. Palët arritën dakordësinë për Marrëveshjen Kuadër dhe atë Administrative, të cilat do të garantojnë mbrojtje të plotë për qytetarët që punojnë dhe kontribuojnë në të dy skemat e sigurimeve. “Kjo marrëveshje është një tjetër hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian,” u shpreh...