Shqipëria anëtarësohet në 2029? BE jep sinjalin: Është sfidë, gjithçka varet nga…

Shqipëria anëtarësohet në 2029? BE jep sinjalin: Është sfidë, gjithçka varet nga…

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka komentuar mundësinë që vendi të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2029, duke e cilësuar këtë objektiv të arritshëm, por njëkohësisht sfidues. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ambasadorja theksoi se Shqipëria ka marrë udhërrëfyesin për procesin e integrimit, i cili merr në konsideratë objektivin dhe kalendarin e përcaktuar nga vetë vendi. Moreira de Sousa nënvizoi se realizimi i anëtarësimit brenda vitit 2029 do të varet nga ritmi i punës, miratimi i reformave dhe zbatimi i tyre në praktikë. “Nuk kam arsye për të dyshuar, gjithçka do të varet nga ritmi dhe si do të miratohen dhe do të zbatohen reformat. Është e rëndësishme që ky të jetë synimi i...