Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shqipëri-BE, hapet të enjten në Bruksel grupkapitulli i tretë
👁4785
Në më pak se një muaj diferencë, Bashkimi Europian do të mbajë të enjten në Bruksel konferencën e pestë ndërqeveritare me Shqipërinë. Bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve për tetë kapituj të rinj të grupit të tretë i cili lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Këto kapituj përfshijnë politikën ekonomike, punësimin, tatimet, arsimin dhe kulturën, bashkimin doganor si dhe median e transformimin digjital. Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, politika tatimore, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit si...