“Shporruni”/ Banorët e Barcelonës rebelohen ndaj turizmit masiv: As kafen nuk e përballojmë dot më!

“Shporruni”/ Banorët e Barcelonës rebelohen ndaj turizmit masiv: As kafen nuk e përballojmë dot më!

Të dielën, rrugët e Barcelonës u mbushën me protestues që u bërtisnin turistëve: “Shkoni në shtëpi!” Çifte të habitura që pinin kafen në trotuar u lagën me pistoleta uji, ndërsa një dyqan luksoz u mbulua me ngjitëse që i quanin turistët të padëshiruar. Barcelona, një nga destinacionet më të vizituara në Evropë, po përballet me një ‘boom’ turistik që ka çuar në protesta masive. Banorët ndihen të përzënë nga qyteti i tyre për shkak të rritjes marramendëse të qirave dhe mbipopullimit. “Ne nuk mund të jetojmë më këtu,” thotë Marina, një protestuese me pankartën: “Airbnb-ja jote ishte dikur shtëpia ime.”...
Burimi: Top-Channel.tv