Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shpërthimi në Selanik/ Kush ishte gruaja e vrarë – Përfshirja e saj dhe objektivi i mundshëm
👁6244
Autoritetet e Policisë Helenike, po punojnë për të zbardhur enigmën e shpërthimit misterioz që ndodhi herët të shtunën në mëngjes në Selanik, jashtë një banke, dhe që rezultoi në vdekjen e një gruaje 39-vjeçare. Hetuesit po i japin përparësi zbulimit nëse gruaja që vdiq ishte e përfshirë drejtpërdrejt në shpërthim. A e mbante ajo pajisjen shpërthyese? A ia dha dikush tjetër? A ishte thjesht kalimtare? Këto janë vetëm disa nga pyetjet urgjente, që duhet të marrin përgjigje. Ajo që është konfirmuar deri më tani është se gruaja kishte precedent penal, kryesisht që përfshinte grabitje dhe vepra të tjera penale. Një skenar i...