No Image Available

SHPERTHIMI NE ELBASAN, GJENDET VIKTIMA E DYTE

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro është gjetur nën rrënojat e godinës nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura. 69-vjeçari rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një apartament në lagjen “Beqir Dardha”, duke shkaktuar dëme të rënda në strukturën e godinës. Si pasojë, muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një. Nga ngjarja humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur...