Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë: Në kërkim 60-vjeçari, procedohen 3 vajza
Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin e ndodhur më 14 nëntor në rrugën “Sadik Petrela”, ku një sasi e dyshuar lënde plasëse shpërtheu në derën e jashtme të banesës së një 47-vjeçareje. Në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi”, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 60-vjeçar, banues në Elbasan, i dyshuar si autor i ngjarjes. Ndërkohë, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për tre vajza, përkatësisht 21, 18 dhe 17 vjeçe, të cilat dyshohet se kanë qenë në automjet me 60-vjeçarin në momentin e shpërthimit. Sipas policisë, ato dyshohet se kanë pasur dijeni për ngjarjen, por nuk e kanë kallëzuar atë. Gjatë hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar automjetin që dyshohet se është përdorur ditën e ngjarjes, si dhe katër telefona celularë, të...
Burimi:
javanews.al