Reshjet e dendura të shiut shkulin pemët në Tiranë. Bllokohet kalimin për këmbësorët dhe biçikletat

Reshjet e dendura të shiut shkulin pemët në Tiranë. Bllokohet kalimin për këmbësorët dhe biçikletat

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike, kryesisht në veri të vendit, ku disa fshatra dhe njësi administrative prej ditësh janë përballur edhe me bllokimin e rrugëve rurale dhe kombëtare, si në qarkun e Kukësit, Shkodrës, Lezhës dhe në Pukë. Ndërkohë, erërat e forta kanë sjellë problematika edhe në kryeqytet, ku një pemë është rrëzuar në zonën e stadiumit “Dinamo”, duke bllokuar kalimin për këmbësorët dhe biçikletat.