Veliaj e shkarkoi nga drejtimi i Çerdheve dhe Kopshteve, reagon Beqiri: Largimi im s’ka lidhje me auditin e KLSH

Veliaj e shkarkoi nga drejtimi i Çerdheve dhe Kopshteve, reagon Beqiri: Largimi im s’ka lidhje me auditin e KLSH

Ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në kryeqytet, Zhaneta Beqiri. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Beqiri thekson se largimi i saj nga ky post, të cilin e mbante prej më shumë se 11 vitesh, nuk lidhet me asnjë auditim të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por vjen si pasojë e arsyeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me realizimin e detyrave të institucionit dhe punën e saj si drejtuese. “Në gusht të vitit 2015 m’u besua një përgjegjësi e veçantë: kujdesi, mirërritja dhe edukimi i fëmijëve të Tiranës. Sot, pas më shumë se njëmbëdhjetë vitesh, e mbyll këtë kapitull me mirënjohje, krenari...