Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë pas 12 ditësh 40-vjeçari Saimir Kola

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë pas 12 ditësh 40-vjeçari Saimir Kola

Pamje nga vendngjarja LEZHË- Ngjarja e rëndë e ndodhur më 29 gusht në familjen Kola, në fshatin Markatomaj të Lezhës, i ka marrë jetën 40-vjeçarit Saimir Kola. Kryefamiljari ndërroi jetë pas 12 ditësh në Itali, ku po kurohej për djegiet e shumta në fytyrë dhe trup, të shkaktuara nga shpërthimi i bombulës së gazit në banesë. Familja Kola, e cila jetonte në Itali, kishte ardhur në Shqipëri për një dasmë që do të zhvillohej të nesërmen, ku do të martohej vajza e vëllait. Shpërthimi plagosi gjashtë pjesëtarë të familjes, mes tyre edhe dy fëmijë. Pesë të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Saimir Kola u transportua fillimisht për mjekim të specializuar në Tiranë dhe më pas në Itali, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve...