Shpërthim te zyrat e reja të Postës, policia jep detajet e para

Shpërthim te zyrat e reja të Postës, policia jep detajet e para

Një shpërthim ka ndodhur te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, në minutat e parë të së martës, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ka dëme materiale. “Kemi informacion për një detonim që është dëgjuar te ndërtesa e postës në Zveçan rreth orës 00:30”, ka njoftuar zëvendëskomandanti i Policisë në veri, Veton Elshani, pas mesnatës. Ai ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar. Ndërkaq, siç ka shkruar media lokale në gjuhën serbe, “kossev.info” objektit i janë thyer xhamat. Media serbe ka raportuar se dhjetëra...

Burimi: Sot.com.al