Shpërthim pranë burgut të Fushë-Krujës, dyshohet për lëndë plasëse

Shpërthim pranë burgut të Fushë-Krujës, dyshohet për lëndë plasëse

Një shpërthim me tritol dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të Fushë Krujës. Mësohet se në rrethana ende të paqarta, paraprakisht dyshohet se  është hedhur një sasi e vogël tritoli. Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv