Shpërthim në një rafineri në Greqi, vdes një shqiptar, plagoset një tjetër

Shpërthim në një rafineri në Greqi, vdes një shqiptar, plagoset një tjetër

Një shpërthim i madh ndodhi pak pas orës 11:00 të ditës së sotme në ambientet e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi të Greqisë, duke shkaktuar një të vdekur, një të plagosur rëndë dhe disa të tjerë më lehtë. Sipas deklaratës së “Motor Oil”, “sot, në orën 11:00, gjatë mirëmbajtjes së gjerë parandaluese në rafinerinë tonë, dy punëtorë u plagosën rëndë. Punëtorët morën menjëherë ndihmën e parë të nevojshme dhe u transportuan në spital. Gjendja e tyre është e rëndë dhe po marrin kujdesin e duhur. Që nga fillimi, u aktivizuan të gjitha protokollet e kërkuara të sigurisë dhe reagimit ndaj emergjencave”. Por, pas disa orësh, mësohet se ka ndërruar jetë 43-vjeçari Robert Cakaj, ndërkohë që vazhdon të trajtohet i intubuar 50-vjeçari Dorian Hysa. Fillimisht, dy...